TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Dhjetor 2024, 11:36

Era e fortë në Lezhë, mbesin pa energji elektrike disa zona!

Shkruar nga Pamfleti

Era e fortë në Lezhë, mbesin pa energji elektrike disa zona!

Prej mesditës të së mërkurës rajoni i Lezhës është përfshirë nga era e fortë e cila ka krijuar probleme me furnizimin me energji elektrike, kryesisht në fshatra.

Si shkak i dëmtimit të linjave ka ngelur pa energji zona e Zadrimës dhe Bregu i Matës, raporton gazetari Elvis Hila.

Grupet e punës të operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Lezhë, ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë.

Po ashtu nga era e fortë është kërkuar që mjetet e vogla të peshkimit të mos dalin në det, pasi dallgëzimi është i lartë dhe lundrimi përbën rrezik për ta.

Lini një Përgjigje