TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Dhjetor 2024, 07:38

"Berisha, arkitekt i premtimeve boshe", gazetari: Meta dhe Partia e Lirisë nuk ekzistojnë për elektoratin

Shkruar nga Pamfleti

"Berisha, arkitekt i premtimeve boshe", gazetari: Meta dhe Partia e

Gazetari Ardit Rada ka deklaruar se mes Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë nuk ka divorc politik, por mungesë koordinimi.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Rada u shpreh se Partia e Lirisë nuk ekziston për elektoratin shqiptar. Sipas Radës, Berisha është arkitekt i premtimeve boshe.

“Nuk ka divorc politik, është mungesë koordinimi. Unë e kam paralajmëruar që Partia e Lirisë, do të përzihet në listat e Partisë Demokratike. Nuk bëhet luftë për lidership, por bëhet fjalë për fushatë elektorale, për retorikë, që të ekzaltojnë popullin opozitar. Partia e Ilir Metës është në kufijtë e qesharakes. Partia e Lirisë nuk ekziston fare për elektoratin shqiptar. Berisha nuk ka çfarë t’i marrë Ilir Metës. Berisha e ka hapur thesin prej kohësh me premtime. Ka qenë në politikën shqiptare që në 1962 kur mori tesën e partisë”, theksoi ai.

Lini një Përgjigje