TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Dhjetor 2024, 07:29

“Po harrojmë të rrisim fëmijët”, Soko: Prindërit shqiptarë të balancojnë punën me kohën e lirë!

Shkruar nga Pamfleti

“Po harrojmë të rrisim fëmijët”, Soko:

Ekonomisti Pano Soko foli rreth objektivave të shqiptarëve për vitin 2025.

Sipas ekspertit, objektivi për arritjen e balancës së punës me kohën e lirë, ishte ende e ulët te shqiptarët, ku 47.2% e kishin si objektiv, ndërsa 50.9%, jo.

Soko tha se ky është objektivi më i rëndësishëm që duhet të ketë një shoqëri, pasi pasojat prekin drejtë përdrejtë fëmijët.

“Kur ndodhi vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë, fokusi i gjithë shoqërisë u kthye te ajo që në thelb kishte pikërisht këtë. Ne kaq shumë rendëm pas punës si qenie sa harruam të rrisim fëmijët. Fakti që ndërgjegjësimi është ende pak, pasojat do i shikojmë më vonë, kur fëmijët tanë të mos ta kenë të gjithë atë korpusin e nevojshëm të materies që duhet marrë nga prindi. Ne si shoqëri jemi akoma në maturim për të kuptuar që bilanci punë-kohë-familje, është një nga objektivat kryesore që duhet të ketë një shoqëri. Ky është objektivi më i rëndësishëm, sepse është në kurriz të fëmijëve”, tha Soko në emisionin “Barometri” në Euronews Albania.

Lini një Përgjigje