TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Dhjetor 2024, 15:36

"Sondazhet tregojnë rritje të elektoratit gri", Basir Çollaku tregon arsyen pse Rama 'ushtron presion' ndaj emigrantëve

Shkruar nga Pamfleti

"Sondazhet tregojnë rritje të elektoratit gri", Basir

Gazetari Basir Çollaku ka folur lidhur me zgjedhjet parlamentare 2025. Ai tregon se sondazhi i brendshëm në Partinë Socialiste ka zbuluar se 30% e elektoratit socialist është kthyer në votë gri, kur jemi 5 muaj larg zgjedhjeve të 11 majit.

Sipas tij, kjo është arsyeja pse kryeministri Rama ka shtuar presionin ndaj shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.

“Kanë dështuar në parashikimet e tyre. Sondazhi më i mirë është ajo që ndodh në Shqipëri, jo përpunimi i opinionit. Shko te dyqani i lagjes, kreditë, ekonomia, eksodi. Rama ka një agresion drejt diasporës. Pse? 30% e votave të PS, Edi Rama e di që i është bërë votë gri, i ka ikur nga subjekti. E ka nga sondazhet e brendshme të PS”, tha Çollaku për “News 24”.

Lini një Përgjigje