TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Dhjetor 2024, 15:59

“Mazhoranca u hakmor ndaj Salianjit”, deputetja akuza Ramës: Po kontrollon drejtësinë!

Shkruar nga Pamfleti

“Mazhoranca u hakmor ndaj Salianjit”, deputetja akuza Ramës: Po

Deputetja e Partisë Demokratike Ilda Dhori ka folur lidhur me dënimin e ish-deputetit demokratik Ervin Salianjit. Ky i fundit, u dënua nga Apeli me 1 vit burg për kallëzim të rremë.

Dhori u shpreh se Salianji denoncoi krimin dhe sot ndodhet pas hekurave. Sipas saj, ndaj Salianjit pati hakmarrje politike nga ana e mazhorancës. Ajo shton se qeveria po kontrollon drejtësinë.

“Kemi një deputet që ka bërë detyrën, ka denoncuar krimin dhe sot është pas hekurave, Ervin Salianji. Politika u hakmor ndaj deputetit Salianji. Kriminelët janë rrugëve sot. Lufta e brendshme në PS janë klanet aty. Kolegu im i pafajshëm është pas hekurave dhe kriminelët janë rrugëve dhe kanë pushtet. Mazhoranca kontrollon drejtësinë”, tha deputetja e PD për “News 24”.

Lini një Përgjigje