
Belind Këlliçi, u mor sot për afro dy orë në SPAK, mbi një kallëzim të bërë ndaj tij. Ai akuzohet në padi se ka falsifikuar diplomën e shkollës së mesme.
Pas daljes nga SPAK, Këlliçi deklaroi se është pyetur për gjithçka nga diploma e shkollës së mesme, te pasuria, madje edhe për foton me Donald Trump.
“Më kanë kërkuar të ruaj sekretin hetimor. Për çdo gjë më kanë pyetur, edhe për foton me Trump, meqë është thënë në media se kam paguar dhjetra mijëra dollarë. Më pyetën për partneren time, megjithëse unë nuk bashkëjetoj me të. Ajo po kujdeset për familjen e saj, por meqë media shkruan se ne jetojmë bashkë, më pyetën edhe për të. Për gjithçka më kanë pyetur”, tha Këlliçi.
Lini një Përgjigje