
Belind Këlliçi deklaroi se është në dispozicion drejtësisë për gjithçka të bëjë me të dhe familjen e tij.
Ish-deputeti i PD-së, Belind Këlliçi u paraqit mesditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Për rreth dy orë, drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Tiranës u pyet nga SPAK në kuadër të hetimit për falsifikim të diplomës së shkollës së mesme dhe deklarim të rremë në formularin e vetëdeklarimit.
Këlliçi dyshohet se nuk ka përfunduar vitin e fundit të shkollës së mesme në institucionin "Harry Fultz" në Tiranë. Ai akuzohet se ka falsifikuar dokumente për të regjistruar studimet universitare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka bërë deklarime të rreme në formularët zyrtarë gjatë kandidimit për deputet, duke deklaruar se ka përfunduar arsimin e mesëm dhe të lartë.
Drejtuesi politik i PD-së po hetohet edhe për mosdeklarim të pasurisë së bashkëjetueses, Ana Shkreli, vajza e Artan Shkrelit.
Duke folur para gazetarëve, pas daljes nga SPAK, Belind Këlliçi deklaroi se është në dispozicion drejtësisë për gjithçka të bëjë me të dhe familjen e tij.
Ai theksoi më tej se nuk ka asnjë falsifikim nga ana e tij sa i tako edukimit të tij dhe se sqarimet për këtë çështje i ka dhënë në SPAK, duke e quajtur këtë pjesë të ezauruar.
“Jam i hapur dhe në dispozcion të drejtësisë për çdo gjë që ka të bëjë me mua dhe familjen time. Këtu jam sqarues për veten time. Për të dytën herë të vitit kreu i 5D është paraqitur te SPAK.
Nëse dikush mendon se duke përdorur falsifikime dhe mashtrime do arrijnë të më mbyll mua gojën e ka gabim. Lëreni mënjanë këta qe kanë firmosur dhe dilni përballë. Kushdo që ka diçka me deklaratat e mia të nxjerrë fytyrën përballë. Të vërtetën e kam sqaruar me dhjetëra herë para mediave dhe në SPAK.
Është një çështje e ezauruar në 2021-2023. Sqarimet i kam dhënë me shkrim në SPAK. Jam diplomuar me vlerësime të larta në universitete amerikane. Edukimi im është arma ime më e fortë dhe krenaria ime më e madhe", tha Kelliçi.
Sa i takon hetimeve për deklarim të rremë, Këlliçi shprehet se nuk kishte arsye të deklaronte pasurinë e partneres për aq kohë sa ai nuk bashkëjeton me të.
"Jam pyetur për gjithçka, për pasurinë, për partneren time që unë dal në media dhe them që nuk bashkëjetoj me të. Për Trump, jam pyetur që paskam paguar mijëra euro për të bërë një foto me Donald Trump, le të pyesin Trump, çfarë të them unë”, përfundoi Këlliçi.
Lini një Përgjigje