TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Dhjetor 2024, 13:41

Clapper alternativa e TikTok, po aq e rrezikshme? Muzhaqi: Kemi ndërmarrë nisma në shkolla që fëmijët të kalojnë kohën

Shkruar nga Pamfleti

Clapper alternativa e TikTok, po aq e rrezikshme? Muzhaqi: Kemi

Pas mbarimit të mbledhjes së qeverisë, ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi iu përgjigj interesit të gazetarëve lidhur me mbylljen e TikTok.

Shumë fëmijë tashmë po shohin një horizont të ri pas mbylljes së platformës kineze, e cila quhet Clapper.

Kjo e fundit mund të quhet një alternativë për TikTok, megjithatë rezultati mund të jetë i njëjtë me atë të platformës që do mbyllet për 1 vit. Muzhaqi u shpreh se qeveria ka ndërmarrë shumë nisma për ekipet e shkollave në sport, apo aktiviteteve në art e kulturë që fëmijët pas mësimit ta shpenzojnë kohën në aktivitete të frytshme.

"Në fakt edhe programe të tilla si ai ekipeve sportive apo të tjera kanë qëllim që kohën pas mësimit fëmijët ta shpenzojmë në mënyrë produktive. Të shkëputen sado pak nga tabletat, ta kalojnë në një mënyrë produktive. Filtrat përpiqemi të rriten filtrat dhe kontrolli, kjo është e rëndësishme për fëmijët e vegjël por kërkon vëmendje nga të gjithë ne se për çfarë i lejojmë fëmijët tanë të bëjnë në kohë të lirë. Të shpenzohet koha në mënyrë produktive", thotë Muzhaqi.

Lini një Përgjigje