
Sali Berisha duket se po tenton të bindë qytetarët se qeveria e tij nuk ka për të vjedhur më nëse ai rikthehet në pushtet. Edhe pse sot Krishtlindje, Berisha pati një takim me gratë demokrate, ku nuk munguan premtimet elektorale.
Berisha tha se nuk do të premtojë se do të hahet me lugë floriri, por doli garant se do e çojë pagën mesatare 1200 euro.
“Nuk flas unë as për lugë të artë as për kohë të artë, por ne flasim, se ne buxhetin, të ardhurat dhe pasuritë kombëtare do ti kthejmë tek qytetarët. Ne kemi hartuar një paketë që do plotësohet. Askush të mos mendoje se premtimi ynë 200 euro si minimum jetik, rroga minimale 500 euro, rroga mesatare 1200 euro, se karta e konsumatorit për ti kthyer pensionistëve tvsh kur marrin mallra ushqimore, etj, askush të mos mendojë se këto janë vështirë për tu realizuar. Jo. Këto premtime kanë edhe rezervën prapa. Kanë rezervën sepse do të realizojmë në tre muajt e parë”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje