
Kreu i “Nisma Thurje” ka treguar se çfarë mund të ndodhë pas zgjedhjeve të 11 majit në 2025. Sipas tij, dy partitë më të mëdha PD dhe PS do të bashkëqeverisin pasi nuk do të kenë një rrugëzgjidhje tjetër.
Shabani shprehet se do të bashkonte votat me këdo që do të largonte Berishën dhe Ramën, ndërsa shton se ky “çift” ka bërë sikur kanë qenë kundër njëri-tjetrit.
“Partitë e vogla kanë objektiva. Unë do ti bashkoja votat me cilëndo parti që do largonte Sali Berishën, Edi Ramën, njerëz që kanë qenë ministra. Por partitë e vogla nuk janë të gatshme ta bëjnë këtë gjë. Ata më mirë e djegin partinë sesa të lëshojnë Saliun apo Ramën. Për pasojë, bindja ime është që në 2025, Rama dhe Berisha do të bashkëqeverisin dhe do ndodhë ajo që Berisha ia kërkon sot poshtë ballkonit Ramës, një qeveri teknike.
Ata do të mendojnë se tashmë s’kanë një rrugëzgjidhje tjetër, asnjëri nuk qeveris dot dhe do mbyllet tranzicioni 34-vjeçar. Do të mbyllet tranzacioni me këtë çift që kanë bërë sikur kanë qenë kundër njëri-tjetrit”, tha Shabani për “Euronews Albania”.
Shabani ka ngritur pikëpyetje se nëse vërtet ndodh diçka e tillë, a do të ketë më opozitë në Parlament, dhe a do ketë njerëz të cilët mbrojnë interesin publik?
Lini një Përgjigje