TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Dhjetor 2024, 19:28

Rama me sytë nga SHBA, nis manovrat për t’u afruar me administratën e Trump!

Shkruar nga Pamfleti

Rama me sytë nga SHBA, nis manovrat për t’u afruar me

Rama zhvilloi një pritje me trupën diplomatike me rastin e festave të fundvitit dhe uroi që ta “ketë mirë” me presidentin e ri amerikan...

Kryeministri Edi Rama ka nisur manovrat për t’u afruar me administratën e Donald Trump.

Presidenti i ri merr detyrën tani në janar dhe të gjithë po e presin me shumë kuriozitet rikthimin e tij. Padyshim edhe në Tiranë janë ekzaltuar shumë individë. Berisha me Metën nuk e fshehën gëzimin nga fitorja e tij, por duket se më i lumturi është Edi Rama. Të gjithë e mbajmë mend në vitin 2016 se çfarë deklaronte Rama për Trump, por më pas e drodhi.  

Rama me sytë nga SHBA, nis manovrat për t’u afruar me
Rama me të dërguarën e SHBA

Me administratën aktuale Rama ka pasur raporte me ulje e ngritje. Amerikanët e kanë mbështetur, por nuk kanë munguar dhe goditjet. Skandali me McGonigal krisi raportet mes tyre, teksa kryeministri ynë u tregoi edhe “Ndoc Rrokun”. Por sot Rama i ka “shkelur syrin” administratës republikane.

Rama zhvilloi një pritje me trupën diplomatike me rastin e festave të fundvitit dhe uroi që ta “ketë mirë” me presidentin e ri amerikan.

Ne kremtojmë aleancën dhe miqësinë tonë të fortë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Uroj që viti i ri, i cili vjen pas fushatës më të gjatë e më të nxehtë në historinë e tyre të jashtëzakonshme të betejave demokratike dhe me një President të ri në Shtëpinë e Bardhë, të sjellë mundësi te reja për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve tona”, tha Rama.

Rama me sytë nga SHBA, nis manovrat për t’u afruar me
Gruaja e kryeministrit me të dërguarën e SHBA

Në fakt nuk ka shumë faj kryeministri. Kjo pasi e bëri terrenin gati që para zgjedhjeve. Rama hyri në “marrëdhënie biznesi” me dhëndrin dhe vajzën e Trump. Jared Kushner pritet të investojë në Sazan. Projekti mbeti pezull për shkak të zgjedhjeve dhe tani që Trump fitoi, Rama pret një raport krejt ndryshe me amerikanët. Për më tepër që nuk ka ardhur ende ambasadori i ri i SHBA dhe me gjasë do të kemi një emër nga radhët e republikanëve. Duket se kryeministri ka nisur që tani lëvizjet për të pasur një raport të ngushtë me ta. /Pamfleti

Lini një Përgjigje