
Thellohen divergjencat brenda Partisë Demokratike. Deputeti Luan Baçi i ka dalë në krahë Agron Shehajt ëpr incidentin me Flamur Nokën.
Baçi e vlerësoi kërkesën e Shehajt për interpelancë me ministren Belinda Balluku, duke e cilësuar atë si një veprim opozitar. Ai theksoi se në opozitë ka pasur gjithnjë elementë që kanë pasur mënyrat e tyre të të bërit opozitë, por këta të fundit nuk mund të “merren me zor” dhe “t’u imponohet axhenda” e PD.
“Shumë mirë bëri Shehaj që kërkoi interpelancë me Ballukun. Kjo ishte opozitë. Ai bën opozitë në mënyrën e tij. Ka opozitarë që kanë mënyrat e tyre dhe ne nuk mund të marrim me zor të imponojmë axhendën tonë opozitare”, u shpreh Baçi në “News 24”.
Lini një Përgjigje