
Ish-kreu i PD në Kukës Ibsen Elezi ka folur lidhur me vendimin e Kushtetueses e cila rrëzoi kërkesën e partive të vogla për Kodin Zgjedhor.
Ai tha se ky pakt është një akt tradhtie nga Sali Berisha për demokratët, me qëllim që të ruante njerëzit e tij besnik në Kuvend. Sipas tij, Berisha shiti zgjedhjet.
“Ai është vendim i Kushtetueses dhe është bërë fakt, nuk e prisja këtë vendim. Impakti është edhe pozitiv edhe negativ. Negativ për faktin se tregon që ka mungesë vullneti për tua lënë në dorë njerëzve ti rendisë deputetët, por duan ti rendisin vete. Duan të bllokojnë minimumi 90 deputetë, 2/3 janë të mbyllura. Po ti referohemi 2021, e vetmja parti që është në avantazh është PS.
Berisha që të ruajë njerëzit besnikë ka shitur zgjedhjet. Është akt tradhtie i pastër. Ky është akt tradhtie me elektoratin e vet dhe me betejën që ka me Ramën. A u vjen turp këtyre jo. Kur këta ta hidhen nga ballkoni për të ra në sy të doktorit. Nuk funksionin kështu politika. Mbledhin këshillin, ngrenë votën dhe të thonë vendosëm për lista të hapura, po kush do e bëjë aty”, tha Elezi për “Report Tv”.
Lini një Përgjigje