Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka përfunduar dëshminë e tij në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Veliaj doli nga ambientet e SPAK në orën 14:13.
Pasi ka lënë ambientet e SPAK, kreu i Bashkisë Tiranë nuk ka dhënë asnjë prononcim për mediat teksa është shprehur se do të flasë në Këshillin Bashkiak.
Paraqitja e Veliajt në SPAK erdhi 20 ditë pas kontrollit që hetuesit e Byrosë Kombëtare ushtruan në banesën e tij në kuadër të “hetimit pasuror”.
Po atë ditë, BKH kreu kontrolle në biznesnin e bashkëshortes së Veliajt dhe i sekuestroi asaj telefonin, si dhe në banesën e të vëllait të tij.
Me argumentet se nuk ekzistonte asnjë shkak i ligjshëm për të ushtruar kontrolle, familjarët e kryebashkiakut Erion Veliaj, ankimuan vendimet e kontrolleve.
Lini një Përgjigje