
Gazetari Enton Abilekaj duke komentuar dosjen ‘Metamorfoza’ ku janë lëshuar 50 urdhër arreste dhe janë zbërthyer lidhjet kriminale, bëri një apel për politikën.
I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, Abilekaj thirri politikën që mos të rreshtohen me bandat por me SPAK, duke shtuar se shumë prokurorë të SPAK nuk bëjnë kompromise. Ai pati kritika dhe për Sali Berishën, i cili tashmë ndodhet në arrest shtëpie dhe që ka sulmuar SPAK-un për aksionin.
“Partitë politike, njerëzit në publik nuk mund të rreshtohen me bandat, mund të rreshtohen me SPAK. Një shtetar nuk mund ta bëjë këtë. SPAK janë një grup prokurorësh që nuk janë njësoj, ka prokurorë ambiciozë, të vendosur, të cilët në dosjet e tyre kanë treguar nuk bëjnë kompromise.
Dumai në çështjet e veta nuk ka treguar që bën kompromis. Ka prokurorë që punojnë pa kompromis. Sali Berishës i takonte patjetër si shtetar që duhet ta mbështeste. Nëse SPAK ekspozon lidhjet e mëdha të pushtetit me krimin, tregon se si 3 deputetë të PS, në një zonë elektorarale janë të lidhur më krimin, në vend që ta kapitalizosh këtë, denoncon SPAK”, tha ai.
Lini një Përgjigje