TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Maj 2024, 22:42

“Porosi nga Dubai”, Kreshnik Spahiu bën deklaratën e fortë: Në shtator nis seria e vrasjeve hakmarrëse mes kriminelëve!

Shkruar nga Pamfleti

“Porosi nga Dubai”, Kreshnik Spahiu bën deklaratën e

Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se në shtator do të nisë një seri e vrasjeve hakmarrëse, pas publikimeve të bisedave në aplikacionin ‘Sky’ mes grupeve kriminale.

Komentet Spahiu i bëri në emisionin “Now” në Euronews Albania, ku tha se porositë do të bëhen nga Dubai dhe ata që do të ndodhen në burg, kanë fatin e mirë pasi nuk do të ekzekutohen.

Ai tha gjithashtu se publikimi i bisedave nxori zbuluar planet e grupeve kriminale, të cilat deri dje kishin qenë thjeshtë hamendësime.

“Ka edhe një lajm të keq e gjithë kjo histori. Duke filluar nga shtatori do të kemi një seri vrasjesh të një lufte të paparë që do fillojë mes këtyre bandave, publikimi i përgjimeve të të cilave, i ka hedhur në erë. A është bërë qëllimisht, a është bërë pa dashje.

Sepse deri dje i kanë pasur hamendësime. Në momentin që publikohen gjithë bisedat e grupeve kundërshtare, unë mendoj se tentakulat e këtyre bandave do fillojnë të hakmerren.

Mendoj se do të kenë 2-3 muaj organizim. Do marrin porositë, pagesat. Financimi do bëhet nga Dubai. Jashtë shtetit ose nga burgu. Lajmi i mirë është që ata që janë në burg nuk do të ekzekutohen”, tha Spahiu.

spahiu

Lini një Përgjigje