TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Maj 2024, 22:36

“U godit ‘foleja’ e krimit të organizuar”, eksperti Softa jep detaje nga operacioni i SPAK: U aktivizuan 30 hetues të BKH!

Shkruar nga Pamfleti

“U godit ‘foleja’ e krimit të organizuar”, eksperti

Eksperti i Sigurisë Fatjon Softa, deklaroi se aksioni kombëtar i shtrirë në disa qytete në vend, me qëllim goditjen e grupeve kriminale ka zgjatur mbi 30 orë.

Në një intervistë për emisionin “360 gradë”, Softa tha se, ky aksion është vlerësuar si shumë i rëndësishëm, dhe sipas tij kanë qenë të përfshirë rreth 30 hetues të BKH-së.

Aksioni ka pasur një rëndisi të madhe, 30 hetues të BKH që marrin pjesë. Një aksion që zgjat 30 orë, pranë SPAK ka qenë një hetues i europol është shtrirë edhe në Itali, Greqi, Holandë e Belgjikë. Mund të ketë pasur edhe dekonspirim…por nuk mund ta themi me siguri.

Në këtë aksion kemi goditjen e grupit të Shkozetit, ajo që pamë ishte goditja e të gjitha atyre qendrave të përfolura që ishin dhe baza të tyre”, u shpreh eksperti Softa.

Lini një Përgjigje