TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Maj 2024, 22:10

“Çdo grup policie kishte një agjent të BKH”, gazetari tregon detaje: Zarfi u hap në sekondat e fundit, SPAK i druhej dekonspirimit

Shkruar nga Pamfleti

“Çdo grup policie kishte një agjent të BKH”,

Gazetari Eni Ferhati është shprehur se SPAK është përpjekur të shmangë policinë lokale nga operacioni në banesat e grupeve kriminale, për shkak të frikës nga dekonspirimi.

Komentet Fehrati i bëri në emisionin “Noë me Erla Mëhillin” në Euroneës Albania, ku tha se zarfi për operacionin është hapur në momentet e fundit, kur RENEA ka shkuar në banesat përkatëse.

Duke treguar detaje të dala nga zbërthimi i bisedave në aplikacionin “Sky”, ai tha se në një moment u duk se grupet e Ervis Martinajt, Arben Ndokës, Emiljano Shullazit, etj do ta ekzekutonin Durim Bamin.

Emiljano Shullazi megjithëse ishte në qelitë e paraburgimit 313 kishte akses në aplikacionin Sky. Duke nisur më tej me Marklen Hakën, Hektor Xheçukën, Albert Zajën dhe dy killerat me pagesë që janë ekzekutuar pas këtyre episodeve. Janë edhe disa personazhe të tjerë, nipi, një lidhje e afërt familjare e Arben Ndokës. Në dosje duket se për pak grupi arriti ta eleminonte Durim Bamin, në zonën e Ksamilit, atje ku i njohuri nga Fushë-Kruja kishte shkuar të kalonte pushimet.

Ai arriti t’i shmangej dy grupeve të vëzhgimit në Ksamil dhe më tej edhe në Shkozet, ku Arben Ndoka kishte kontraktuar disa vrasës me pagesë që t’i zinin në pritë, duke u ndihmuar me mjete dhe logjistikë nga Ervis Martinaj, nga grupi i Avdylajve në Shijak, që vuri në dispozicion dy personazhe për të kryer vrasjen, Aldo Avdylin dhe Arben Mërkurin, ky i fundit është ekzekutuar. Por nga ana tjetër edhe me Emiljano Shullazin, që kishte siguruar informacione se ku lëvizte Durim Bami.

Megjithatë këto biseda janë pak muaj para se Durim Bamit t’i organizohej një atentat. Unë besoj se nuk ka pasur dekonspirim, për shkak se SPAK ka rezervat e veta në raport me Policinë e Shtetit. SPAK ka shmangur në mënyrë drastike policinë lokale, duke operuar vetëm me forcat speciale. Çdo grup i tyre ka pasur pranë një agjentë të BKH. Zarfi është hapur vetëm në momentin që kanë shkuar në banesat përkatëse”, tha Fehrati.

Lini një Përgjigje