TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Maj 2024, 21:58

Pse ‘Operacionalja’ nuk mori pjesë te operacioni i SPAK? Gazetari “zbërthen” aksionin kundër bosëve të krimit

Shkruar nga Pamfleti

Pse ‘Operacionalja’ nuk mori pjesë te operacioni i SPAK?

Gazetari Julian Kasapi, ka ngritur pyetjen sepse ‘Operacionalja’ nuk mori pjesë në operacion, por RENEA.

Kasapi tha se lidhje krim-policia po del hapur ndërsa në Lezhë tha ai, del se edhe politika është e lidhur me krimin. Gazetari tha se paratë, bota e krimit  i siguron nga bastet dhe droga.

Pikë së pari për të ngritur pikëpyetjen, pse nuk ishte asnjë efektiv i operacionales por RENEA. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që në operacione të tilla mos të jetë Operaconalja. Duke parë këto grupet, grupi Martinaj gjeneron baste, trafiku i lëndëve narkotike. Rrethi vijon me vrasje, bastet kanë gjeneruar shumë para. Grupi Ndoka është për hakmarrje dhe kultivim droge, Grupi Duka, Shullazi që përfundoi në 41 bis. Grupi Avdylaj dhe Reçi, të gjitha këto janë të lidhur me bastet dhe trafikun e narkotikëve. Kunati Arben Ndokës bën dhe trafik narkotikësh për të eliminuar Durim dhe Valter Bamin. Lidhja krim-polici që del haptazi, Lezha tregon që edhe politika është e lidhur më krimin. Këto grupe gjenerojnë para përmes basteve. Si gjenden 500 mijë euro? Shumë e thjeshtë, trafiku i narkotikëve”, u shpreh Julian Kasapi i ftuar në “Top Story”.

 

Lini një Përgjigje