TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Maj 2024, 21:42

“Para marramendëse e flori”, gazetari: Si bandat fshihnin “thesaret” në fuçi plastike

Shkruar nga Pamfleti

“Para marramendëse e flori”, gazetari: Si bandat fshihnin

Gazetari Edi Fehrati ka nxjerrë më shumë detaje lidhur me megaoperacionin e SPAK, ku u goditën grupe të fuqishme kriminale në vend.

Në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, Fehrati tha se shuma prej 3 milionë eurosh kesh të gjetura në një banesë të një grupi kriminal në Durrës, ishte e fshehur në një fuçi, me qëllim që të mos dëmtoheshin paratë.

Ai tha gjithashtu se ky grup ku është gjetur kjo sasi e madhe e parave kesh, është një prej më të fuqishmëve në vend, me lidhje të forta politike.

Ka marrë titullim megaoperacion për shkak të shtrirjes së këtij operacioni në disa qarqe të vendit dhe sigurisht për shkak të përfshirjes së një sërë komponentësh, ish-politikanë apo ish-drejtues ose drejtues të bandave të ndryshme kriminale.

Ose edhe shkak të sasive të mëdha të parave kesh. Nuk besoj të ketë pasur një sasi prej 3 milionë eurosh kesh, e cila është sekuestruar në një banesë të Durrësit, ku kjo banesë dyshohet që të jetë qendra apo baza e një grupi kriminal që vepron në qytetin bregdetar. Një grup kriminal që vitet e fundit dyshohet të ketë patur mbështetje shumë të fortë politike.

Dhe ka ndikim të jashtëzakonshëm në organet ligjzbatuese dhe këtu i referohem Policisë së Shtetit. Në këtë bazë që u gjetën 3 milionë euro, të ruajtura në një fuçi që të mos kalbeshin paratë. Aty janë sekuestruar edhe koleksioni i orave të shtrenjta, me vlerë 500 mijë euro”, tha Fehrati.

“Para marramendëse e flori”, gazetari: Si bandat fshihnin

Lini një Përgjigje