TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Maj 2024, 21:55

“Pas vrasjes së Santiago Malkos filloi kjo hasmëri”, Ferdinand Dervishi: Arben Ndokës ju vra vëllai në fushatë, dyshohet politike

Shkruar nga Pamfleti

“Pas vrasjes së Santiago Malkos filloi kjo hasmëri”,

Megaoperacioni i SPAK në bashkëpunim me policinë ka tronditur mjaft opinionin publik, teksa disa nga ngjarjet më të rënda kriminale mes viteve 2017-2021 janë zbardhur fal përgjimeve të Sky Encrochat.

Në ‘5 Pyetjet’ në Report Tv me Ilir Babaramon të ftuarit komentuan gjetjet e SPAK, teksa u lëshuan 50 urdhër arreste për emrat më të përfolur të krimit. Gazetarja Keti Banushi dha disa detaje nga dosja, teksa e reja në këtë aksion të SPAK ishin paratë e sekuestruar, rreth 3 milionë euro vetëm në një banesë.

Ferdinand Dervishi tregoi kronologjinë e ngjarjeve të rënda kriminale dhe zanafillën e tyre, teksa gjithçka filloi me përplasjen mes Ervis Martinajt dhe Leonard Dukës pas vrasjes së krahut të djathtë të Martinajt, Santiago Malko.

"Gjithë zanafilla është thyerja e aplikacionit Sky Ecc. Aty janë zbardhur, ngjarje kriminale të rëndësishme të ndodhura në Shqipëri. Janë zbuluar një pjesë e madhe e ngjarjeve të ndodhura mes 2017-2020. Lidhin disa nga grupet kriminale shqiptare në segmentin Tiranë-Durrës-Fushë Krujë edhe Lezhë. Punë voluminoze, e pafund. Të kemi parasysh që ka qenë në këtë kohë grupi i Ervis Martinaj, me probleme me një fraksion, me klanin ‘Duka’ që janë ndarë dhe u bënë kundërshtarë. Pas vrasjes së Malkos filloi kjo hasmëri. Kemi dhe vendosjen e Arben Ndokës në Lezhë, të cilit i vritet vëllai gjatë fushatës së 2017.

Me dyshimin që ky kishte një vrasje politike, lidhur me grupin e Fushë Krujës. Kundër Ndokës, dalin Xhelal Rraja ai që del me shkop bejzbolli me pistoletë në dorë, Durim Bami, Endrit Dokle. Kjo periudhë është në fokus të hetimeve. Ka dhe ngjarje të tjera. steka u ngrit shumë lart. Shkoi te Troplinët e Durrësit. për njerëz që përfliten me kalime mielli bardhë Ekuadori. Kemi 2017-2021 ngjarjet më të dhunshme të zbardhura. Punë voluminoze për ti zbardhur këto ngjarje”, tha Dervishi.

 

Lini një Përgjigje