
Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka paralajmëruar tërmet nga SPAK. Duke komentuar aksionin e fundit, ai tha se në SPAK është një server, që nëse hapet do të nxjerrë lidhjet e politikës me krimin.
Ai e cilësoi si një “Kuti Pandore”.
“Mafia e tokave, lojërat e fateve dhe e drogës. Janë tre çështje dhe duhet të fillohej nga mafia e tokës. Aty janë dy grupe kriminale që mungojë. Nëse serverat që janë në SPAK do të hapen, kush politikan ka hyrë ka vizituar shtëpitë e tyre. Do hapë një Kuti Pandore ai serveri”, u shpreh Karamuço.
Lini një Përgjigje