
Teksa komentoi operacioni “Metamorfoza”, Analisti Poli Hoxha tha se në dosje ka të përfshirë emra nga policia dhe politika, por që sipas tij, ata janë ende në pozicione dhe nuk u kanë dalë emrat akoma.
“Hetimit vazhdojnë, vazhdon kryqëzimi i fakteve. Ka emra sidomos nga policia dhe politika që nuk janë shfaqur pasi i gjithë ky operacion është fokusuar në kapjen e kokave e këtyre organizatave. Besoj se do dëgjojmë shumë. Është hapur kutia e Pandorës, për mua është vetëm histori sepse sa vjen dhe po i afrohet simbiozës së krimit të organizuar me politikën. SPAK tashmë është përfshirë.
Sot ne e quajmë krim të organizuar, dje kanë qenë ata të fortët e zonave, por do dalin dhe do shpalosen. Duket thënë që është politika që i ka ftuar këta dhe pastaj kanë vijuar rrugën bashkë. Kokat e vërteta të krimit në Shqipëri janë me xhaketa dhe ende nuk kanë dalë”, tha Hoxha në emisionin “3D” në RTSH.
Lini një Përgjigje