
Gazetarja Aida Topalli ka deklaruar se arratisja e Altin Ndocit ditën e djeshme nga burgu i Durrësit nuk erdhi nga hiçi.
Sipas gazetares, grupi i Çopajve në Elbasan e donte Altin Ndocin jashtë dhe se këta të fundit ishin të gatshëm prej kohësh për ta nxjerrë atë.
“Nuk erdhi nga hiçi plani për arratisje, nuk ndodhi dje për sot. Është një plan i mirë menduar, dhe kjo duket qartë në dosjen e Prokurorisë së Posaçme lidhur me hetimet mbi grupin e Çopajve në Elbasan. Këta të fundit donin me domosdoshmëri që Altin Ndoci të dilte jashtë burgut, pasi ishte një nga udhëheqësit dhe qitësi kryesor i grupit. Altin Ndoci është nga Lezha dhe ka qenë i arrestuar për gjashtë vite, pas dëshmive të Klevis Hallës dhe Nuredin Dumanit, i arrestuar në kuadër të dosjes “Plumbi i Art”. Emri i tij u lidh edhe me vrasjen e vëllezërve Haxhia në qytetin e Durrësit në 2019 mos gaboj. Pas pendimit të një dëshmitari të drejtësisë, ai humbi statusin e mbrojtjes së dëshmitarit dhe çështja për vrasjen e vëllezërve Haxhia u pushua, por me daljen e dëshmitarëve të tjerë, emri i Altin Ndocit u përfshi sërish si i akuzuar për një sërë veprash të rënda penale. Nga bisedat e zbardhura në Sky ECC nga Prokuroria e Posaçme, anëtarët e grupit Çopaj shprehen se janë të gatshëm për të liruar Altin Ndocin, pasi kishin mbetur pa qitës në grup e tyre. Përveç tentativës për ta nxjerrë nga burgu, ata kishin shkuar deri aty sa të paguanin avokatin e tij dhe të kujdeseshin për familjen e tij, duke siguruar të gjitha gjërat e nevojshme, si mesazh se ata nuk e kishin harruar anëtarin e bandës së tyre”, u shpreh gazetarja në “Euronews Albania”.
Arratisja e kriminelit A Ndoci është një arratisje e mirëmenduar dhe e realizuar me shumë zgjuarsi.Mendoj se në arratisjen e Ndocit kanë dorë që nga drejtori i nurgut të Durrsiz dhe gjer tek policët që e shoqëronin.Për arratisjen e tij është hedhur para e madhe nga Çopajt apo dikush tjetër.Si mund të lihet një kriminel i rrezikshëm i lirë e pa pranga ?!Diçka nuk shkon.Pse në derë ishte vetëm një polic ?Ku hanin miza 4 të tjerët ?Sigurisht janë futur në ndonj vep për t’i lënë fushë veprimi për tu arratisur.Bile tek dera e dhomës ishte lënë një polic barkmadh që shpejtësinë e ecjes e kish sa të një breshke.U pa edhe nha videoja brapoo i policit dhe vrapi i Ndocit.Këta PISA policë kur shoqëruan Erion Velin për në spital jo vetëm e mbajtën me pranga,por 2-3 policë u futën në dhomën ku doktori po kryente ehzaminimin e tij ,sikur të ishte një ktiminel i rrezikshëm.Erjonit ja hoqën prangat brënda në dhomën ku doktori po e vizitonte dhe menjëherë i vendosën prangat po brënda dhomës së mjekut.Të gjithë e dijnë se Erioni nulk ishte një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe pësëri legenat e policisë së burgut e trajtuan lryebashkiakun e Tiranës sikur të ishte një serial killer.Këto janë fakte që duhet t’i kalben në burg këta bashkpunëtar të mafies shqiptare.SPAK duhet të hetoj dhe të vepoj me rreptësi,sepse mund të jetë edhe ndonjë politikan i mazhorancës që ka ndihmuar në arratisjen e këtij gjirizi me emrin turkoshak Altin.Që çdo gjë është e përgatitur duket edhe tek makina që e priste në rrugë me motorr të ndezur gati për ta ndihmuar të arratisej. Ju shkërdhefsha çfarë ju përmban pragu që nga drejtori i burgut e gjjer tek polici i fundit që ndihmuan në arratisjen e kriminelit të rrezikshëm.