TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Janar 2026, 14:12

Bllokohet lëvizja në Qafë Thorë, shkak ortekët e borës 

Shkruar nga Pamfleti
Bllokohet lëvizja në Qafë Thorë, shkak ortekët e
Ortekët e borës bllokojnë rrugën Qafë Thorë

Rruga në Qafë Thore është bllokuar pas riaktivizimit të rënies së ortekëve, si pasojë e rritjes së temperaturave dhe ndikimit të rrezeve të diellit në shpatin malor. Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, njofton se ortekët kanë mbuluar segmentin rrugor pranë tuneleve panoramike, në zonën rreth kilometrit të 5.5 të aksit.

Ai sqaron se ndërhyrja për pastrim, paraqitet e rrezikshme deri në stabilizimin e borës në shpatin malor.

“Si pasojë e rritjes së temperaturave dhe ndikimit të rrezeve të diellit në shpatin malor, është riaktivizuar rënia e ortekëve në zonën e tuneleve panoramike në Qafë Thore, duke bllokuar segmentin rrugor rreth km 5.5.

Aktualisht, ndërhyrja për pastrim paraqitet e rrezikshme, deri në stabilizimin e borës në shpatin malor. Për këtë arsye, është urdhëruar ndërprerja e çdo përpjekjeje për largimin e borës nga ortekët.

 Duke vlerësuar situatën e krijuar dhe nivelin e lartë të rrezikshmërisë, qarkullimi në Qafë Thore ndërpritet për të gjitha llojet e automjeteve, deri në një njoftim të dytë.

Strukturat përgjegjëse mbeten në monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe do të informojnë qytetarët për çdo zhvillim të mëtejshëm.

Ju lutemi të shmangni lëvizjet në këtë aks dhe të respektoni udhëzimet e autoriteteve për sigurinë tuaj”, ka njoftuar Benet Beci.

orteke bore bllokohet levizja ne qafe thore

Lini një Përgjigje