TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Janar 2026, 16:11

Arratisja e Altin Ndocit vë në lëvizje Ministrinë e Drejtësisë: Të dënuarit e rrezikshëm të transferohen në burgje të sigurisë së lartë!

Shkruar nga Pamfleti
Arratisja e Altin Ndocit vë në lëvizje Ministrinë e
Ministri i Drejtësisë Lamallari dhe i arratisuri Altin Ndoci

Arratisja e Altin Ndocit nga Infektivi i Durrësit ku po kurohej ka shkaktuar furtunë në Burgun e Durrësit dhe ka vënë në lëvizje Ministrinë e Drejtësisë.

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, pasi ka firmosur shkarkimin e drejtorit të IEVP Durrës, Indrit Cërloj, ka kërkuar një plan të ri të vlerësimit të sigurisë dhe rishpërndarjes mbi bazën e rrezikshmërisë së të dënuarve dhe paraburgosurve në IEVP Durrës.

Po ashtu Lamallari ka kërkuar nga Burgjet të konsiderojnë edhe transferimin në burgje të tjera të sigurisë së lartë, të të dënuarve për vepra të rënda penale.

Ministri i ka kërkuar drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve dhe drejtorit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Sistemit të Burgjeve angazhim maksimal me Prokurorinë për zbardhjen e ngjarjes dhe vënien e përgjegjësve para ligjit.

Këto masa vijnë një ditë pas arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci një prej emrave më kontroversë të botës së krimit, teksa ishte dërguar për kontroll mjekësor në spitalin e qytetit.

Kujtojmë që ditën e djeshme u pezulluan nga detyrai gjithë zinxhiri komandues të IEVP Durrës.

 

altin ndoci ministrinë e drejtësisë:

Lini një Përgjigje