Ministria e Drejtësisë ka shkarkuar drejtorin e burgut të Durrësit, Indrit Cerloj. Vendimi vjen pas arratisjes spektakolare nga Spitali i Durrësit të paraburgosurit Altin Ndoci, një prej emrave më kontroversë të botës së krimit.
Pak më parë, katër zyrtarë të burgut janë vënë në pranga. Në mesin e të arrestuarve janë zv.shefi i policisë së burgut, Dezdemon Pazaj, punonjës i Policisë së Burgjeve, dhe kryeinfermieri Aulon Quku. Ata akuzohen për shkelje të rënda të detyrës gjatë shoqërimit të Ndocit për vizitën mjekësore, duke mos informuar as drejtorin e burgjeve dhe as policinë e shtetit për itinerarin e planifikuar.
Nga hetimet e para rezulton se më 13 janar 2026, Altin Ndoci ka kryer konsultë mjekësore me mjekun e institucionit të vuajtjes së dënimit, i cili rekomandoi vizitë te mjeku kirurg në Spitalin Rajonal Durrës. I paraburgosuri është shoqëruar sipas itinerarit të përcaktuar: IEVP Durrës – Spital Rajonal Durrës – kthim në IEVP.
Gjatë trajtimit mjekësor në pavionin infektiv, Ndoci ka kërkuar të shkojë në tualet. Punonjësit e policisë e kanë shoqëruar, por ai ka kundërshtuar dhe i ka goditur, duke arritur të arratiset.
Në parkimi e priste një makinë “Audi A7”, targat e të cilit rezultojnë të jenë denoncuara të vjedhura pak ditë më parë. Autorët që ndihmuan në arratisjen e Ndocit planifikuan në detaje planin.
Pas ngjarjes, drejtori dhe i gjithë zinxhiri drejtues i institucionit të paraburgimit janë pezulluar nga detyra.
Altin Ndoci ishte transferuar në Durrës në vitin 2020 dhe ndodhej në gjykim në dosjen “Plumbi i Artë” për vrasjen e Andi Zylyfit dhe plagosjen e Ardit Urucit, si dhe për vrasje për llogari të organizatës kriminale të drejtuar nga Franc dhe Hajdar Copja. Dëshmitë e ish-drejtorëve të burgjeve pritet të merren gjatë hetimeve për të sqaruar përgjegjësitë në këtë arratisje.
Emrat e të pezulluarve
z. Afrim Zeqiraj – Shef i Policisë;
z. Dezdemon Pazaj – Shef i Policisë IEVP Durrës (i komanduar);
znj. Ylfete Sema – Shefe e Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor;
z. Aulon Quku – Kryeinfermier;
z. Dorjan Saraçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
z. Sali Ferrollari – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
z. Preng Marvataj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
z. Fatjon Braçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
z. Idajet Calamaj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
z. Aranit Çela – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
znj. Violeta Uka – Punonjëse e Policisë së Burgjeve.
Ndalimi i personave
Komisar Dezdemon Pazaj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
Komisar Violeta Uka – Punonjëse e Policisë së Burgjeve;
Kryeinspektor Dorjan Saraçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
Inspektor Sali Ferrollari – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
Inspektor Fatjon Braçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
Inspektor Preng Marvataj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
Kryeinspektor Aranit Çela – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
Kryeinfermier Aulon Quku – Punonjës i IEVP Durrës.
E kam then edhe nje her tjeter kur u vra ne sallen e gjygjit Astrid kalaja shteti ka ren ky asht shtet kriminel