TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Janar 2026, 15:27

24 orë nga arratisja e Altin Ndocit, Prençi tregon qytetin ku mund të jetë fshehur

Shkruar nga Pamfleti
24 orë nga arratisja e Altin Ndocit, Prençi tregon qytetin ku mund
Altin Ndoci

Policia nuk ka ende asnjë detaj apo informacion, pas më shumë se 24 orë nga arratisja e Altin Ndocit.

Duke folur për arratisjen e Ndocit nga spitali i Durrësit, ish-kryepolici Shemsi Prençi dha disa informacione se ku mund të jetë strehuar dhe marrë në mbrojtje i akuzuari nga SPAK për të paktën 4 vrasje dhe si pjesë e një grupi killerash.

I pyetur nëse Ndoci mund të ishte fshehur në Tiranë, ku ka edhe vendbanimin prej vitesh, ai u përgjigj me një kundërpyetje dhe një koment:

“Pse duhet të fshihet në Tiranë? Mund të fshihet në Durrës, mund të fshihet në Elbasan. Ai mund të shkojë atje ku ndodhet me i mbrojtur, ku ka krahët më të ngrohtë. Dhe nga ajo që kemi parë dimë se ai ishte i lidhur me një nga grupet në Elbasan. Në Elbasan e dimë se ka grupe të krimit të organizuar të fuqishëm që veprojnë. Madje personi i arratisur i përket një grupi që është armik i betuar me Nuredin Dumanin, me Talo Çelën”.-tha në “News 24”.

altin ndoci

Lini një Përgjigje