TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Janar 2026, 17:20

Arratisja e Ndocit vë në alert burgjet, kontrolle dhe masa të forta sigurie në çdo IEVP; Lamallari mbledh në takim drejtorët

Shkruar nga Pamfleti
Arratisja e Ndocit vë në alert burgjet, kontrolle dhe masa të
Takimi me krerët e Burgjeve

Arratisja spektakolare e Altin Ndocit nga ambientet e Spitalit të Durrësit ka ndezur alarmin në të gjithë sistemin e burgjeve.

Pas këtij skandali që solli arrestime, pezullime dhe shkarkime ën zinxhirin komandues të Burgut të Durrësit, janë marrë masa dhe në Institucionet e tjera të Vuajtjes së Dënimit.

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari ka mbledhur në një takim u të gjithë drejtuesit e burgjeve në vend. Ai kërkoi masa të menjëhershme për forcimin e kontrollit dhe rritjen e sigurisë. Ai deklaroi se ka urdhëruar një vlerësim të parametrave të sigurisë në IEVP Durrës, përfshirë edhe transferimin e të dënuarve me rrezikshmëri të lartë drejt institucioneve të sigurisë së shtuar.

Thirra sot një takim të posaçëm me drejtuesit e të gjitha Institucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend. Pas shkarkimit të drejtorit të IEVP Durrës pas ngjarjes së rëndë dhe pezullimit të menjëhershëm të të gjithë zinxhirit përgjegjës, kam kërkuar masa urgjente për forcimin e kontrollit, rritjen e sigurisë dhe parandalimin e futjes së sendeve të paligjshme nëpër burgje.

Kërkova nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve të bëjë një vlerësim të parametrave të sigurisë dhe rishpërndarjes së IEVP Durrës, duke konsiduruar transferimin e të dënuarve apo paraburgosurve me rrezikshmëri në burgje të sigurisë së lartë”, deklaroi Lamallari.

Ai e cilësoi sigurinë në burgje si “prioritet absolut”, ndërsa paralajmëroi se çdo përpjekje për të sfiduar rendin dhe autoritetin e ligjit cenon direkt sigurinë publike dhe do të përballet me pasojat ligjore.

Kam urdhëruar Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve të shpeshtojë kontrollet në të gjitha IEVP-të e vendit, për të parandaluar çdo tentativë të mundshme për cenim të sigurisë. Siguria në burgje është një prioritet absolut dhe nuk do të tolerohet asnjë formë neglizhence apo shkeljeje e procedurave standarde. Çdo tentativë për të sfiduar rendin, sigurinë dhe autoritetin e ligjit nëpër burgje cënon gjithashtu sigurinë publike, besimin dhe bashkëpunimin me agjencitë ligjzbatuese dhe institucionet e drejtësisë. Në çdo rast përgjegjësit do të përballen ligjërisht pa kompromis dhe pa humbur kohë me pasojat e veprimeve të tyre”, tha më tej ministri.

Altin Ndoci i shpëtoi policisë teksa ishte duke kryer disa vizita mjekësore. Ai po trajtohej për një infeksion në mushkëri, kur kërkoi të shkonte në tualet. Por befas, gjatë shoqërimit, ai goditi punonjësin e sigurisë i cili ishte i vetëm dhe më pas doli me shpejtësi nga pavioni.

Në parkim e priste një makinë “Audi A7”, targat e të cilit rezultojnë të jenë denoncuara të vjedhura pak ditë më parë. Autorët që ndihmuan në arratisjen e Ndocit planifikuan në detaje planin.

 

burgje ndoci

Lini një Përgjigje