
Ish-Prokurori Besnik Muçi, ka komentuar deklaratat e bëra një ditë më parë në KPL nga kreu i SPAK, Altin Dumani, i cili tha se prokurorët e SPAK janë kërcënuar nga krimi i organizuar.
I pyetur në “Quo Vadis” në “Vizion Plus”, nëse ai është kërcënuar kur ka qenë në detyrë, Muçi tha se kërcënimet nga krimi i organizuar bëhen serioze vetëm kur kanë mbështetje nga politika.
“Unë kam punuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe kam punuar me çështje të ndryshme. Pa shkuar te përgjigja e pyetjes tuaj, dua të them lufta kundër kirmit është përgjegjësi e gjithë shoqërisë shqiptare. Prokurorët kanë marrë përsipër të jenë të gjithë në vijën e parë. Unë kam dyshimet e mia për rakordimin e strukturave në luftën kundër krimit. Në raste të tilla kërcënimet bëhen serioze kur merr natyrë politike. Krimi i organizuar do të kërcënojë, por në momentin që krijon lidhje me politikën atëherë bëhet i rrezikshëm”, tha ai.
Lini një Përgjigje