
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka folur lidhur me kontrollet e BKH në një apartament në rezidencën “Kodra e Diellit”.
Karamuço tha se kontrollet nuk kanë lidhje me Veliajn, ashtu siç u aludua, por shton se mbetet për tu verifikuar se cili është pronari i banesës. Ai shprehet se bëhet fjalë për një shtëpi tjetër, ngjitur me banesën e Veliajt te “Kodra e Diellit”.
“Kontrolli i BKH dje nuk ka të bëjë drejtpërdrejtë me çështjen Veliaj, gazetarët kanë folur për një shtëpi tjetër ngjitur me Veliajn, kanë nxjerrë emrin e një aktori por mbetet për tu konfirmuar nga SPAK se ku kanë shkuar.
Kemi marrë vesh që diskutohet mbi identitetin e pronarit të kësaj banese dhe mund ta shohësh nga orenditë etj. Në çështjen e kompleksit "Partizani" ka një tendencë për shtyrje pas zgjedhjeve, ka dhe një nxitje politike, që gjatë fushatës mos të shkojë në gjyq”, tha Karamuço për “Abc News”.
Lini një Përgjigje