TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Prill 2025, 20:26

Ekzekutimi në Athinë, si i shpëtoi atentatit “ushtari” i Ervis Martinajt; kush është Tor Xheçukaj

Shkruar nga Pamfleti

Ekzekutimi në Athinë, si i shpëtoi atentatit

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me atentatin e ndodhur në 15 dhjetor 2024 në Athinë, ku viktimë mbeti Irakli Davella, ndërsa i plagosur Edi Lulo alias Etmond Hysa. Ndërkohë në atentatin e rëndë ka qenë i pranishëm edhe një person i 3-të, i cili ka mundur të largohet.

Emisioni në Shënjestër në News24, zbulon se ngjarja ka ndodhur gjatë momentit kur Irakli Davella, Edi Lulo dhe personi i tretë po shkonin për tek automjetet e tyre. Por sapo kanë nisur të shtënat, personi i tretë në vendngjarje është larguar dhe është ende dhe sot në kërkim nga policia për të dhënë dëshminë e tij.

Por Irakli Davella dhe Edi Lulo, apo Etmond Hysa, të cilëve iu bë atentat në Athinë, nuk ishin të vetëm atë ditë në kafe, kur u qëllua me breshëri zjarri kundrejt tyre.

Tashmë policia greke ka krijuar bindjen se në të njëjtën kafe të ulur me ta, ishin edhe dy persona të tjerë. Njëri prej të cilëve u çua dhe u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.  Dhe që thuhet se mbeti i plagosur lehtë.

Por edhe pse emri i këtij personazhi ka mbetur mister, emisioni ‘Në Shënjestër’ ka arritur të zbulojë identitetin e tij.   Para se të binin në pritën e plumbave, Edi Lulo dhe Irakli Davella, janë parë duke pirë kafe bashkë me dy persona të tjerë.

Njëri prej këtyre personave është çuar më herët nga tavolina.

Ndërsa ngjarja ka ndodhur gjatë momentit kur Irakli Davella, Edi Lulo dhe personi i tretë po shkonin për tek automjetet e tyre. Por sapo kanë nisur të shtënat, personi i tretë në vendngjarje është larguar dhe është ende dhe sot në kërkim nga policia për të dhënë dëshminë e tij.

Ky person, dyshohet të jetë i shumëkërkuari i SPAK, Hektor Xheçuka, krahu i armatosur i Ervis Martinaj dhe me lidhje të fortë me një tjetër personazh të krimit, Emiljano Shullazi.

Xheçuka, që dikur konsiderohet si një ‘peshë’ e lehtë në botën e krimit, duket se sot është shndërruar në një lojtar që ka marrë frerët e një bande të rrezikshme kriminale dhe dyshohet të jetë përfshirë edhe në trafikun e narkotikëve. /Në Shënjestër/

Lini një Përgjigje