TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Prill 2025, 16:26

Numër i lartë divorcesh në Korçë, avokatja: Drejt gjykatës dhe 70-vjeçaret

Shkruar nga Pamfleti

Numër i lartë divorcesh në Korçë, avokatja: Drejt

Divorcet po kthehen në fenomen shqetësues në qarkun e Korçës dhe shkaqet janë të shumta duke përfshirë gjendjen ekonomike. Në shumë rastet çiftet që i drejtohen gjykatës për zgjidhje martese, prej kohësh jetojnë të ndarë, madje prej tyre ka raste kur bashkëshortët kanë nisur marrëdhënie të tjera paralele. Më të shumtët janë emigrantët të cilët kthehen në atdhe për t’i dhënë fund martesave.

“Ne kemi çifte që kanë 2-3 vite të veçuar fizikisht, që kryejnë marrëdhënie të dyta dhe kur vijnë këtu thonë se kemi disa vite të ndarë. Emigrimi, pra largësia është problemi kryesor dhe fëmijët që nuk marrin pensionet”, tha avokatja Entela Dvorani për “Report Tv”.

Rastet e divorceve janë shtuar edhe tek 70-vjeçarët, të cilët përjashtojnë arsye nga më të çuditshmet si shkak për ndarje. Gjithashtu janë shtuar dhe rastet e dhunës që bashkëshortët kryejnë ndaj njëri-tjetrit gjatë procesit gjyqësor.

“Po vijnë çifte në moshë të thyer për t’u divorcuar se nuk durojnë njëri-tjetrin. Pra çifte që nuk kanë mirëbesim tek njëri-tjetri”, shton ajo.

Sipas të dhënave nga gjykata e Korçës në vitin 2023 u regjistruan 402 kërkesa për zgjidhje martese ndërsa vitin e kaluar 750 kërkesa. Trendi mbetet në rritje dhe ne tremujorin e parë të këtij viti.

Lini një Përgjigje