TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Prill 2025, 21:25

"SPAK ka akses në sisteme sensitive", Karamuço: Janë hedhur miliona euro

Shkruar nga Pamfleti

"SPAK ka akses në sisteme sensitive", Karamuço: Janë

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço tha se SPAK ka akses në 18 sisteme me të dhëna sensitive të qytetarëve të vendit. Ai u shpreh se SPAK ka akses në 18 sisteme, ndërsa ka futur gjendjen civile dhe taksat.

“Në 18 sisteme ka akses SPAK, ka futur gjendjen civile dhe taksat. Janë hedhur goxha miliona euro. Ti në vend të çosh shkresë, bën ndërhyrje në sistem vetë. Hetues të BKH kur ju vihen detyra që duhet të gjejnë të dhëna në gjendje civile, tatime ata futen direkt dhe kanë akses siç futemi ne në e albania”, tha Karamuço.

Ndërsa juristja Gjikondi tha se në fjalimin e djeshëm të Dumanit, dy ishin pika të forta. Së pari, sulmi i politikës ndaj SPAK si dhe ‘dyzimi’ i policisë së shtetit në pjesën mekanike dhe atë intelektuale.

Lini një Përgjigje