TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Nëntor 2023, 21:02

Kaosi në Kuvend, Minxhozi shpjegon arsyen përse Berisha refuzon thirrjen e ndërkombëtarëve

Shkruar nga Pamfleti

Kaosi në Kuvend, Minxhozi shpjegon arsyen përse Berisha refuzon

Analisti Skënder Minxhozi, tha se ka vetëm një arsye, që Berisha shpërfill thirrjen për dialog të ndërkombëtarëve.

Në një intervistë për emisionin “Real Story”, Minxhozi tha se Berisha e refuzon thirrjen e ndërkombëtarëve, pasi sipas tij, i duket e zbehtë.

Nëse ka sot në Tiranë, një politikan, që ka nevojë për një media ndërkombëtare, në këtë lloj situata, ky është Berisha dhe ne e kuptojmë për cilin arsye. Është i izoluar, do të këtë një kanal komunikimi me të huajt, ata nuk ia kanë dhënë këtë kartë deri më sot në dorë. Nuk e pranon thirrje e tyre, është sepse, në ndryshim nga herët e tjera, kur në Kuvendin e Shqipërisë, në bulevardin e Tiranës apo në qendër të institucioneve  është ndezur një flakë metaforike apo dhe fizike, gjithmonë kanë hyrë zjarrfikësit e huaj dhe e kanë shuar. Gjithmonë kur ne kemi dashur dhe duam, kur jemi në prag të një reforme zgjedhore të radhës, kjo lloj reforme ka pasur një garant të huaj, gjithmonë në këtë lloj situatash kemi pasur një kundër-palë. Situata politike është e tillë, që Berisha parimisht do ta donte një ndërhyrje. Fakti që i thotë “jo” kësaj ndërhyrjeje, e bën se ai e sheh se kjo ndërhyrje  është shumë e zbehtë”, tha ai.

minxhozi

Lini një Përgjigje