TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Nëntor 2023, 20:36

Gjyqtarja Olldashi konflikt interesi me Malltezin? Minxhozi: Rrethanat janë të dyshimta

Shkruar nga Pamfleti

Gjyqtarja Olldashi konflikt interesi me Malltezin? Minxhozi: Rrethanat janë

Gjyqtarja e Apelit të Posaçëm, Ilirjana Olldashi, ishte në konflikt interesi për të dhënë vendimin për Jamarbër Malltezit. Në deklaratën e pasurisë zbulohet se Olldashi ka blerë apartament tek kullat e ndërtuara te ish-kompleksi Partizani nga kompania “Homeplan” dhe “Kontakt”.

Analisti Skënder Minxhozi tha se rrethanat janë të dyshimta, por gjithsesi nuk duhet paragjykuar procedura e ndjekur.

“Janë rrethana të dyshimta, por siç e thashë, deri sa kemi hyrë në procedurë unë mendoj se nuk duhet të biem në kriterin që po përdor Berisha për të bërë drejtësi për veten dhe për dhëndrin, që është ajo politike, që është ajo e interpretimin e çdo gjëje me syze politike. Nga ana e Berishës, po ta lexojmë edhe kjo gjykatëse që çoi në arrest shtëpie Malltezin s’duhet ta merrte këtë vendin. Ka një konflikt interesi, por nëse do hymë në këto paragjykime, unë mendoj se nuk shkojmë askund.

Rrethana që ka dalë për gjykatësen, është e dyshimtë, nuk diskutohet. Fakti është i dyshimtë nuk e kemi atë që realisht e ka bërë për këtë arsye, por kjo është një rrethanë që të bën të dyshosh patjetër. Unë mendoj se e parë si një e tërë, hetimi për klubin Partizani, që lidhet me familjen e madhe Berisha, nuk ka brenda vetëm Jamarbër Malltezin, është edhe zoti Berisha i përfshirë. Unë i shoh këto hetime të lidhura, sepse çështja i lidh. Është një hetim i madh që SPAK ka nisur për këtë persona të veshur në pushtet në lidhje me një ndërtim masiv në një zonë të Tiranës. Për sa kohë çështja proceduralisht vazhdon të ecë dhe është mirë që nuk ndalohet”, tha Minxhozi për “Abc news”.

minxhozi malltezi olldashi

Lini një Përgjigje