
Kryeministri Edi Rama ka zyrtarizuar sot shkarkimin nga detyra të kreut të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Agim Ismailit. Mësohet se ka qenë Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ai që ka kërkuar shkarkimin e Ismailit.
Vendimi ka motivacion zyrtar, që lidhet me performancë të ulët dhe pas ankesave të shumta që qytetarët dhe bizneset kanë pasur në adresë të tij për vendime arbitrare. Në vend të Ismailit është emëruar Ervin Hoxha, i cili më parë mbante postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit të Provës.
Po ashtu, qeveria me Propozimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë vendosi që znj. Mimoza Kaçi, anëtare e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, e cila mban funksionin e nëndrejtorit Ekzekutiv, lirohet nga ky funksion dhe emërohet në funksionin e drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit, për periudhën e mbetur të mandatit si anëtare e bordit.
Lini një Përgjigje