TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Nëntor 2023, 16:36

Skandal në Shkodër/ Drejtori i OSHEE lë pallatin 3 vite pa kontratë, policia procedon punonjësit; i mban padrejtësisht në komisariat

Shkruar nga Pamfleti

Skandal në Shkodër/ Drejtori i OSHEE lë pallatin 3 vite pa

Një skandal ka ndodhur në Shkodër, pasi 10 punonjës të OSHEE po mbahen në komisariatin e policisë. Kjo pasi policia ka konstatuar një pallat në lagjen "Partizani" pa kontratë me OSHEE por ata që e kanë pësuar janë punonjësit dhe jo pronari i pallatit.

Por skandali nuk është ky. Vetë punonjësit denoncojnë se ai që ka ndaluar marrjen e masave prej tre vitesh është drejtori i OSHEE në Shkodër, Armand Zhuga.

Prsh. jam një punonjës i OSHEE. Sot gjatë paradites jemi thirrur dhe ndaluar nga policia, jemi rreth 10 punonjës. Pasi kanë konstatuar një pallat pa kontratë me OSHEE, i cili për 3 vite na është ndaluar ndërprerja nga Drejtori Rajonal Shkodër Armand Zhuga, por sot është konstatuar nga policia dhe padrejtësisht ne po mbahemi akoma në komisariat, ndërsa drejtori as që vjen në Shkodër”, thuhet në mesazhin e punonjësit të OSSHE publikuar nga “Shkodra Blog”.

Skandal në Shkodër/ Drejtori i OSHEE lë pallatin 3 vite pa

Lini një Përgjigje