
Analisti Mentor Kikia ka komentuar tensionet në Kuvend, ku prej kohësh deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren me karrige, flakadanë dhe së fundmi duke djegur tavolinën e kreut të PD-së, Lulzim Basha.
Ai ka folur gjithashtu edhe për reagimet e ndërkombëtarëve, i cili u shpreh se reagimi i tyre është disi i vonuar pasi situata problematike në Kuvend vijon prej 1 muaji.
Ai bën thirrje që palët të ulin tonet.
"Reagimi i parë i ndërkombëtarëve është disi i vonuar. Prej gati një muaj parlamenti nuk është në normalitet. Situata problematike vijon prej një muaji.
Ndërkombëtarët nuk mund të ndërhyjnë sa herë kanë palët përplasje. Palët duhet të ulin tonet. Thirrjet e ndërkombëtarëve janë për të gjetur zgjidhje’’, tha Kikia për “Ora News”.
Lini një Përgjigje