Gazetari dhe analisti i njohur, Milaim Zeka ka komentuar ngjarjet e fundit në lidhje me SPAK. Zeka tregoi si RTSH abuzon me paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe paralajmëroi arrestime në rangjet drejtuese të medias.
Gazetari listoi disa nga shkeljet galopande për të cilat kapter Alfred Peza do të japë llogari.
“Ke informacion që edhe gazetarë, shefa mediash, janë të implikuar në këto afera. Po mbi çfarë arsyeje? Çfarë kanë bërë? Për çfarë akuzoheshin?”, e pyeti Blendi Salaj
“Ja për shembull një koleg i yni në Radio Televizionin Shqiptar, ka paraqitur një projekt atje. E atje dihet që RTSH financohet me paratë e taksapaguesve. Ka marrë si moderator për shembull rrogë javore, pastaj e ka vendosur veten si producent, si organizator. Domethënë ka marrë 4-5 rroga për emisionin e tij.
Ose keni skenar të filmit që janë marrë rroga në RTSH për një X skenar filmi dhe e kanë shënuar që gjoja ky film është transmetuar në Radio Televizionin Shqiptar diku në 50 e ca episode, por në fakt nuk është transmetuar asnjëherë.
Ose për shembull kemi miliona shpërdorime në organizimin e Festivalit të Radio Televizionit Shqiptar. Kur them miliona, miliona. Janë shifra marramendëse.
Kam parë dosje dhe më vjen keq, se është pak e vështirë ndaj kolegëve me i publikuar. Por kam parë dosje hetimore të SPAK-ut, sepse ka ndodhur keqpërdorime milionëshe. Ish-drejtori i RTSH-së që u fut në burg atje dhe u mbyll ajo çështje, do të rihapen plotësisht. Po flas për RTSH, se këto televizionet private janë çështje krejt tjetër. Unë me paratë e mia bëj çka të dua, çka më teket. Por atje është tmerr”, tha Milaim Zeka në “Wake Up” .
Kujtojmë që Alfred Pezës, i cili ka degraduar Radiotelevizionin Publik Shqiptar i kanë dalë në shesh njëri pas tjetrit skandalet.
Pak ditë më parë i vuri kapak degradimit, pasi RTSH nuk do të transmetojë Kampionatin Europian 2024. Për herë të parë në histori, televizioni publik do ulë qepnin gjatë Europianit, pasi këtë të drejtë e ka marrë “TV Klan” i Aleksandër Frangajt. Po ashtu RTSH as nuk ka tentuar ta blejë Europianin duke humbur miliona euro.
Lini një Përgjigje