TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Nëntor 2023, 12:01

Me kërkesë të Italisë, prokuroria i sekuestron pasuritë durrsakut të akuzuar për pastrim parash

Shkruar nga Pamfleti

Me kërkesë të Italisë, prokuroria i sekuestron pasuritë

Prokuroria ka sekuestruar 6 pasuri të një shtetasi në Durrës i akuzuar për pastrim parash.

Prokuroria njofton se sekuestrimi i pasurive të shtetasit me iniciale G.S, është bërë me kërkesë të autoriteteve italiane.

Ndaj tij është ngritur akuza për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Pronat e sekuestruara:

– Pasuri e paluajtshme e tipit apartament me sipërfaqe 48.8 m2 në emër të G.S dhe S.H.;

– Pasuri e paluajtshme e tipit apartament me sipërfaqe 330 m2, e regjistruar në emër të G.S. dhe S.H.;


– Pasuri e paluajtshme e llojit arë, me sipërfaqe 12,710 m2, blerë nga G.S.;

– Pasuri e paluajtshme e llojit arë, me sipërfaqe 7.890 m2, në emër të shtetasit A.L., blerë nga G.S;

– Pasuri e paluajtshme e deklaruar për legalizim në emër të shtetasit G.S, objekt 3-katësh, me sipërfaqe ndërtimi 140 m2, ndërtuar në truall 300 m2; dhe

– Pasuri e paluajtshme e deklaruar për legalizim, në emër të shtetasit S.S., objekti 2 kate, me sipërfaqe ndërtimi 140 m2, ndërtuar në një sipërfaqe trualli 500 m2.

prokuroria durrës

Lini një Përgjigje