TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Nëntor 2023, 11:44

Çështja “Butrinti”, opozita kërkon përjashtimin e gjyqtarit Gent Ibrahimi: Ka njohje me dy bashkëdrejtorët e Fondacionit

Shkruar nga Pamfleti
Çështja “Butrinti”, opozita kërkon
Gent Ibrahimi

Deputetët e Kuvendit të përfaqësuar nga deputetja Ina Zhupa kërkojnë përjashtimin e gjyqtarit, Gent Ibrahimi në çështjen “Butrinti”, e cila po vazhdon në Gjykatën Kushtetuese.

Ky lajm është bërë me dije nga Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore nëpërmjet një postimi në “facebook”.

Në njoftim thuhet se shkak i kërkesës për përjashtimin e gjyqtarit është sigurimi i informacionit se Ibrahimi ka njohje e marrëdhënie miqësore me dy bashkëdrejtorët e Fondacionit (AADF) anëtarë të Bordit të FMB-së, që po merr me koncesion Butrintin.

Reagimi i Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore:

Çështja “Butrinti” vazhdon në Gjykatën Kushtetuese. Së fundmi kërkuesit, deputetë të Kuvendit të përfaqësuar nga deputetja Ina Zhupa, kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtarit z. Gent Ibrahimi, sepse është siguruar informacion që ky gjyqtar ka njohje a marrëdhënie miqësore me dy bashkëdrejtorët e Fondacionit (AADF) anëtarë të Bordit të FMB-së, që po merr me koncension Butrintin.

Për kërkuesit, gjyqtari Ibrahimi, ndodhet ligjërisht në situatë të papajtueshmërisë për gjykimin e kësaj çështje, për shkak të lidhjeve me anëtarët e Bordit Drejtues të FMB-së, pjesëmarrës në gjykimin kushtetues.

Gjyqtari sipas nenit 36-37 të ligjit nr. 8577/2000, duhet të kishte dhënë dorëheqjen, pasi vihet në dyshim paanshmëria e tij në këtë proces.
Ja shikoni këtë foto. Në këto kushte a duhet të vazhdonte gjyqtari Gent Ibrahimi të ishte pjesë e trupës gjyqësore, ku objektiviteti dhe panashmëria të paktën dhe dukshmërisht duket e cënuar?

Çështja “butrinti” opozita

Lini një Përgjigje