TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Janar 2024, 20:45

Kaosi në Komisionin e Medias, Artur Zheji: Skenat janë të turpshme, Bardhit i janë prishur frenat!

Shkruar nga Pamfleti

Kaosi në Komisionin e Medias, Artur Zheji: Skenat janë të

Analisti Artur Zheji i cilësoi të turpshme skenat e sotme në Komisionin e Medias, ku deputetë t Gazment Bardhi dhe Flamur Noka u përplasën me kryetaren e komisionit Flutura Açka.

I ftuar në emisionin “Real Story” me gazetarin Sokol Balla, ai theksoi se nuk është hera e parë që Gazment Bardhi dhe deputetët e tjerë të “Foltores” janë përfshirë në akte zhurmuese.

Skenës nuk ke çfarë i komenton. Është një krizë nervore e zotit Bardhit, sepse nuk është hera e parë që kalon në tonalitete të tjera, pastaj nuk arrin të frenojë. Nuk i punojmë mirë frenat. Skena është e turpshme”, tha ai.

Kujtojmë se ditën e sotme deputetët e opozitës bllokuan punën e Komisionit të Medias, duke përdorur zhurmues. Gazment Bardhi dhe Flamur Noka janë përplasur ashpër më dy koleget e tyre të Partisë Demokratike, Flutura Açkën dhe me Merita Bakiun. Skenat janë dënuar si nga dhe mazhoranca, opozita dhe faktori i jashtëm.  

bardhi zheji

Lini një Përgjigje