
Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e dy deputetëve të opozitës, për kaosin e shkaktuar në Kuvend në hapje të sesionit të ri parlamentar pak ditë më parë, ku të pranishëm ishin dhe ambasadorët e huaj.
Mësohet se PS-ja ka kërkuar përjashtimin e Gazmend Bardhit dhe Flamur Nokës, pasi penguan mbarëvajtjen e seancës së parë plenare të vitit, duke ndezur zhurmuese që sollën më pas anulimin e fjalës së presidentit Bajram Begaj.
Si dhe për zhurmë dhe dhunë verbale të krijuar ditën e sotme në Komision, ndërsa i shkulën mikrofonin deputetes Açka, si akt dhe përpjekje për t’ia ndaluar fjalën.
Gjithashtu kërkesa e PS-së pritet të implementohet në bazë të rregullores së re, e cila specifikon se përjashtimi deputetit nga Kuvendi tani mund të bëhet për një periudhë maksimale dy mujore.
Por sa ditë rrezikojnë të përjashtohen Noka dhe Bardhi?
Kuvendi ka bërë ndryshime në rregullore në lidhje me masat disiplinore ndaj një apo disa deputetëve, në lidhje me përjashtimet e tyre. Deputeti do të përjashtohet deri në 30 ditë në rastet kur; përdor dhunë fizike ndaj deputetëve të tjerë, anëtarëve të Këshillit të Ministrave, punonjësve të shërbimit të seancave apo të Gardës së Republikës.
Masa tjetët, përjashtim deri në 60 ditë, do të ketë në rastet kur deputeti përdor lëndë apo mjete piroteknike, tymuese, bojëra dhe materiale apo mjete të tjera të ngjashme brenda sallës së zhvillimit të punimeve të Kuvendit/mbledhjes së komisionit brenda mjediseve të Kuvendit.
Lini një Përgjigje