TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Janar 2024, 17:02

“Më mirë të vdesim për diçka sesa të jetojmë pa bërë asgjë”, NATO publikon pamjet e stërvitjes së Forcave Speciale Shqiptare (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Më mirë të vdesim për diçka sesa të

Për herë të parë në Shqipëri, Forcat Speciale Shqiptare mblodhën njësitë më elitare të tetë Forcave Speciale nga rajoni i Ballkani Perëndimor, në poligonin kombëtar të Bizës në stërvitjen “Strong Balkan 23”.

Në kuadër të iniciativave të Shefave të Shtabit, Forcat e Armatosura Shqiptare planifikuan dhe organizuan në stërvitjen më të madhe me 220 forca speciale.

Për herë të parë në historinë e tyre 25 vjeçare, operatorët e forcave speciale shqiptare kryen infiltrim nga ajri me parashuta në 6000 metra lartësi duke u bërë kështu plotësisht operacionale e të ndërveprueshëm. Qëllimi i stërvitjes përmes skenarëve kompleks ishte për të rritur më shumë bashkëpunimin rajonal, por dhe nivelin profesional, aftësimin taktik, operacional e strategjik, për të përballuar sfidat komplekse që paraqet sot mjedisi i sigurisë.

NATO ka publikuar pamjet e stërvitjes që u zhvillua nga 31 tetori deri më 10 nëntor 2023. Në video përmendet edhe motoja e ROS: Më mirë të vdesim për diçka sesa të jetojmë pa bërë asgjë!

“Kjo krijon një ndjesi sigurie në rajonin e Ballkanit, ku forcat speciale stërviten së bashku duke sjellë paqe dhe siguri”,- shprehet komandanti i Regjimentit të Forcave Speciale nënkolonel Ajet Jata.

Si pjesë e stërvitjes, operatorët special nga vendet pjesëmarrëse dhe ato vëzhguese patën gjithashtu mundësinë të shpalosnin krenarinë e tyre kombëtare duke u hedhur me parashutë e duke valëvitur edhe flamujt e tyre kombëtarë teksa zbrisnin.

Lini një Përgjigje