TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Janar 2024, 16:41

Ndryshon moti, nesër rikthehen shirat e shtrëngatat; IGJEUM tregon zonat që rrezikohen nga përmbytjet

Shkruar nga Pamfleti

Ndryshon moti, nesër rikthehen shirat e shtrëngatat; IGJEUM tregon

Ditën e nesërme do të rikthehen reshjet intensive të shiut. Instituti i Gjeoshkencave njofton se të enjten do të ketë reshje me intensitet të lartë në veri dhe qendër të vendit.

Sipas saj, në qarqet Shkodër dhe Kukës mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

Parashikimi

----------------------

RESHJET

Sot pasdite (e mërkurë, dt.17) dhe nesër (e enjte, dt.18) priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive shoqëruar me shtrëngata në qarqet Shkodër dhe Kukës. Në qarqet Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokasër priten reshje mesatare deri lokalisht intensive, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare (siç tregohet në  tabelë, respektivisht për secilin qark).

Ndryshon moti, nesër rikthehen shirat e shtrëngatat; IGJEUM tregon

TEMPERATURA

Nesër (e enjte, dt.18) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 14 / 18 °C

në vendet e ulëta: 11 / 17 °C

në vendet malore: 7 / 14 °C

ERA

Sot pasdite (e mërkurë, dt.17) dhe nesër (e enjte, dt.18) era pritet të fryjë mesatare deri e fortë, kryesisht në bregdet.

Ndryshon moti, nesër rikthehen shirat e shtrëngatat; IGJEUM tregon

Lini një Përgjigje