TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Prill 2026, 11:37

Kaos në Kakavijë/ Bie sistemi, radhë kilometrike automjetesh në pikën kufitare

Shkruar nga Pamfleti

Kaos në Kakavijë/ Bie sistemi, radhë kilometrike automjetesh

Pika kufitare e Kakavijës është përfshirë nga kaosi këtë të mërkurë, pasi sistemi i hyrje-daljeve (EES) në palën greke ka dalë jashtë funksionit.

Sipas informacioneve paraprake, autoritetet greke kanë ndërprerë përkohësisht punën si pasojë e rënies së sistemit të ri të hyrje-daljeve në hapësirën Shengen ose BE. Si pasojë, lëvizja në kufi është ngadalësuar ndjeshëm.

Në anën greke janë krijuar radhë të gjata automjetesh dhe qytetarësh, ndërsa pritjet po zgjasin.

Disa udhëtarë raportojnë se kanë mbetur në radhë për rreth dy orë.

“Po bëjmë dy orë, ka rënë sistemi”, shprehet një qytetare për "TCH" duke përshkruar situatën në terren.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar se kur pritet rikthimi i sistemit dhe normalizimi i lëvizjes në këtë pikë kufitare.

Lini një Përgjigje