TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Prill 2026, 11:27

Jep dorëheqjen kreu i IMT në Durrës, Ilir Ngresi

Shkruar nga Pamfleti
Jep dorëheqjen kreu i IMT në Durrës, Ilir Ngresi
Ilir Ngresi

Në një moment kur Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit në Durrës është i angazhuar në disa aksione njëkohësisht, drejtuesi i tij, Ilir Ngresi, ka vendosur të japë dorëheqjen nga detyra. Largimi vjen pas një takimi me kryetaren e bashkisë, Emiriana Sako.

IMT, së bashku me ndërmarrje të tjera vendore, është aktualisht pjesë e një operacioni të gjerë për prishjen e ndërtimeve të ngritura mbi kanalet kulluese, një ndërhyrje që synon zgjidhjen e problemeve të akumuluara prej vitesh në qytet. Paralelisht, janë në zhvillim edhe aksione të tjera për lirimin e hapësirave publike.

Sipas raportimeve pranë bashkisë, funksioni i drejtuesit të IMT-së është shoqëruar me ngarkesë dhe presion të vazhdueshëm, për shkak të natyrës së ndjeshme të këtij sektori. Përplasjet me interesa të ndryshme, reagimet e qytetarëve dhe përgjegjësitë administrative kanë krijuar një situatë të vështirë për ushtrimin e detyrës.

Në muajt e fundit, Ngresi është përballur edhe me kundërshtime të forta publike. Një prej episodeve më të spikatura ishte ai i shkurtit, kur banorë të zonës historike reaguan ndaj projektit TID Durrës, duke e akuzuar për përfshirje në procedurat që kërkonin lirimin e banesave.

Sipas "TCH", vendimi për dorëheqje lidhet edhe me presionin e vazhdueshëm në terren dhe zbatimin e vendimeve të vështira. Ndërkohë, ende nuk ka një emër për zëvendësimin e tij, ndërsa aksionet e nisura nga IMT pritet të vijojnë.

ilir ngresi kreu i imt doreheqje

Lini një Përgjigje