TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Prill 2026, 11:05

Sekuestrimi i pasurive të Ergys Agasit, policia zbarkon te “Equos Resort”

Shkruar nga Pamfleti

Sekuestrimi i pasurive të Ergys Agasit, policia zbarkon te “Equos

Policia e Shtetit ka zbarkuar këtë të mërkurë në ambientet e Equos Resort, ku po zbatohet vendimi për sekuestrimin e disa pasurive.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se, veprimet janë përqendruar në disa vila brenda kompleksit. Këto objekte dyshohet se janë ndërtuar pa leje dhe më pas janë legalizuar në kundërshtim me ligjin.

Bëhet me dije se, pasuritë në fjalë dyshohet të kenë lidhje me Ergys Agasin, ndërsa pritet që autoritetet të japin më shumë detaje mbi operacionin dhe ecurinë e hetimeve në vijim.

Ergys Agasi i njohur si “koordinatori i krimit” duket se ka vënë miliarda nga lidhjet me pushtetin e Edi Ramës. Prokuroria e Posaçme i ka sekuestruar 30 pasuri. Ndërsa bashkëpunëtorit të tij Ermal Beqirit i janë sekuestruar 11 pasuri, mes tyre edhe një jaht. Po ashtu i janë sekuestruar disa pasuri edhe ish-drejtoreshës së AKSHI-t Mirlinda Kërçanaj. 

Pasuritë e sekuestruara në total të Agasit përfshijnë apartamente në Tiranë, Durrës dhe zona turistike, troje dhe ndërtesa në Petrelë, Lundër, Green Coast, Gjilekë e Golem, si edhe automjete luksoze, si Land Rover Defender 2023 dhe një jaht me emrin “Skyfall”.

Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur sekuestrimin e një liste të gjatë pasurish, të cilat sipas SPAK kapin një vlerë të përafërt mbi 40 milionë euro.

Në vendimin e gjykatës përfshihen apartamente, truall, vila, pyje, ndërtesa, automjete luksoze, llogari bankare në disa institucione financiare, si dhe aksione në subjekte tregtare, në pronësi të Agasit, Beqirajt dhe Karçanajt.

Ndër pasuritë e sekuestruara përmenden: apartamente dhe prona në zona të ndryshme të Tiranës, Durrësit dhe Vlorës, sipërfaqe të mëdha toke dhe pyjesh në Petrelë dhe zona të tjera periferike, automjete luksoze, disa llogari bankare, subjekte tregtare dhe aksione në kompani të ndryshme si edhe mjete lundruese, përfshirë një jaht.

Gjithashtu, në disa raste janë sekuestruar shuma të konsiderueshme parash të mbajtura në llogari të subjekteve të ndryshme tregtare. Ndaj Agasit, i cili ndodhet në arrati, është lëshuar urdhër arrest me kërkesë të SPAK-ut, pas hetimeve mbi skandalin te AKSHI, ku biznesmeni akuzohet për ndërhyrje në tenderat publikë.

Lini një Përgjigje