TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Qershor 2023, 16:42

I përmendi dashnoren, Spaho i përgjigjet Demaliajt: Je larg dhe nuk të hedh dot në gjyq, këtu e mbyll debatin me ty!

Shkruar nga Pamfleti

I përmendi dashnoren, Spaho i përgjigjet Demaliajt: Je larg dhe nuk

Edmond Saho i është përgjigjur analistit Ilir Demalia. Dje pati një përplasje mes tyre, e cila ka vijuar edhe sot. Demalia sot deklaroi se Spaho është më keq se Safet Gjici. Sipas tij Spaho i paguan kredinë një mësueseje, duke folur për një romancë mes tyre.

Spaho ka reaguar duke e mohuar një gjë të tillë, por duket se është tërhequr nga debati.

Replike e detyruar me Syçin, alias Ilir Demalia: Shpifjen e keni mjetin e parë të sulmit. Unë nuk kam prona të asnjë lloji në Korçë dhe Pogradec. Nëse disponon fakte çoji në Inspektoratin e Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurisë si dhe në SPAK.

Sa për atë historinë rozë më gajase. Nëse do ishte e vërtetë do e kishte marre vesh gjithë Shqipëria pasi Maliqi një pëllëmbe është. Thuaje me emër e  mbiemër. Jo me qyteti N, inspektori P, informatori K, si në kohën e Sigurimit. Je larg, nuk të hedh dot në gjyq. Këtu e mbyll debatin me ty”, shkruan ai.

 

demalia spaho

Lini një Përgjigje